Një ditë pasi Enkelejd Alibeajt ftoi kandidatët e Rithemelimit të dalë nga primaret që të bëhen bashkë për zgjedhjet e 14 majit, deputeti Edi Paloka, nga krahu i grupimit të Sali Berishës e cilëson si pjesë e lojës së kryeministrit Edi Rama. Paloka ka theksuar se e gjitha është pjesë e hipokrizisë pasi vetë Alibeaj nuk i njihte Primaret.

“Vulën ua jep Rama. Tani papritur kërkojnë bashkëpunim me PD-në. Berisha e tha dhe më parë, nëse duam të bashkëpunojmë me Ramën e bëjmë vetë, jo nëpërmjet Alibeajt. Kjo është thjesht një lojë e shpifur. Sa për sqarim publik, këto që sot flasin nuk e bëjnë për bashkëpunim.’- tha Paloka.

Paloka komentoi gjithashtu edhe bisedimet me aleatët për përfaqësimin e opozitës në këto zgjedhje.

“Po bisedojmë me disa parti për koalicionin. PL dhe Partia e të Drejtave të Njeriut, janë dy kryesoret. Do gjejmë dhe formulën më optimale për t’u futur në koalcion. Por bisedimet janë me të gjithë aleatët dhe partitë opozitare”, shprehet Edi Paloka.

Artikulli paraprakSHKODËR, SEKUESTROHEN 700 KG DUHAN KONTRABANDË, NË PRANGA 3 PERSONA
Artikulli tjetërTAKIMI ME SCHOLZ, RAMA: I LUMTUR QË SAMITI I PROCESIT TË BERLINIT DO TË ZHVILLOHET NË TIRANË