Këto pamje tmerruese me dron tregojnë se si uragani Michael ka shkatërruar një pjesë të Floridas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa autoritetet konfirmojnë se stuhia ka lënë 7 të vdekur, mes tyre një vajzë 11-vjeçare.

Stuhia ka shkaktuar dëme katastrofike, në një komunitet të vogël që pothuajse është shkatërruar. Pamjet e filmuara me dron tregojnë dëmet e shkatuara në rrugë, shtëpi të rëna e ndërtesa të shkatërruara.

Gjithashtu nëpër parkingjet e makinave, mbizotëron kaosi me kamionë e furgonë të ngjeshur njëri-pas tjetrit. Uragani “Michael” preku tokën si stuhi e kategorisë së tretë, me erëra që kapnin shpejtësinë e 200 km në orë.

Sipas zyrtarëve, një person ka humbur jetën pasi u godit nga një pemë. Stuhia ka bërë që 500 mijë vetë të mbeten pa energji elektrike në Florida, Alabama dhe Georgia.“Michael” është aq i fuqishëm saqë mbetet në kategorinë e uraganëve edhe ndërsa lëviz më në brendësi të tokës.

Intensifikimi i shpejtë i tij gjeti shumë njerëz të papërgatitur, edhe pse stuhia më pas u dobësua.Guvernatori i Floridës, Rick Scott

paralajmëroi për shkatërrime të paimagjinueshme, duke thënë se kjo mund të ishte stuhia më e keqe në 100 vitet e fundit. “Michael” u ka marrë jetën më parë 13 personave në Amerikën Qendrore.

Artikulli paraprakBUXHETIMI GJINOR, ADEMI TAKIM ME GRATË ANAMALSE
Artikulli tjetërKURBIN, ARRESTOHET 34-VJEÇARI ME DROGË E MUNICIONE