Sot qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, festojnë 10-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast, monumenti NEWBORN sot ka marrë pamje të re që është punuar mjaft bukur për këtë 10-të Vjetor. Ndryshe, për nder të kësaj dite do të ketë aktivitete të ndryshe në të gjitha komunat e Kosovës, kurse seanca solemne e Kuvendit të Kosovës dhe marshimi i trupave të FSK-së, do të jetë të dielën, më 18 shkurt.

Dhjetë vite më parë, Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët e Republikës, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u realizuar dëshira shekullore të shqiptarëve për të fituar pavarësinë.

Artikulli paraprakTËRMET 4.3 BALLË NË ERSEKË
Artikulli tjetër“KRENARE QË JAM SHQIPTARE”, URIMI I DUA LIPA PËR PAVARËSINË E KOSOVËS