Një fenomen i rrallë i superhënës Rozë është shfaqur mbrëmjen e djeshme. Superhëna ishte e mundur të shihej me sy të lirë edhe në Tiranë. Fotot e realizuara mbrëmjen e se martes, tregojnë imazhet spektakolare ku shfaqet hëna.

Fenomeni i superhënës ndodh kur një hënë e plotë rreshtohet me pikën më të afërt me Tokën gjatë orbitës së saj eliptike. Gjatë kësaj kohe ajo duket 14% më e madhe dhe 30% më e ndritshme se zakonisht. Ishte Richard Nolle ai i cili përcaktojë superhënën e parë në 1979, term ky i cili tashmë është bërë i përdorur gjerësisht.

Një tjetër superhënë e quajtur hëna e luleve pritet të ndodh gjatë muajit maji.

Artikulli paraprakLËKUNDJE TËRMETI NDJEHEN NË SHQIPERI, JA KU ISHTE EPIQENDRA
Artikulli tjetërMINISTRJA SHAHINI PËRCJELL DISA KRIJIME TË NXËNËSVE ME MESAZHE SENSIBILIZUESE (FOTO)