Atmosfera e krijuar nga tifozët në “Air Albania” gjatë derbit të kryeqytetit ishte elektrizuese, padiskutim pjesa më e bukur, por dhe këtë herë, ashtu siç ndodhi në sfidën me Poloninë, disa dhjeta tifozë kaluan çdo limit, duke thyer stola dhe duke plagosur punonjës të stadiumit.
Mësohet se në ndeshjen derbi ka pasur shume dëme në Air Albania Stadium, me 250 stola të thyer. FSHF sëbashku me klubin e Tiranës, Partizanit dhe Policinë e Shtetit janë duke punuar për arrestimin e individëve të filmuar, për ti nxjerrë përpara ligjit. Ashtu si në ndeshjen me Poloninë, shumica e tifozëve ishin korrekt por vetëm disa individë njollosën ndeshjen.
Mësohet se tifozët e Partizanit kanë qënë ata që kanë shkaktuar edhe më shumë probleme.