Numri i nxënësve që po zhvillojnë talentin e tyre është rritur. Projekti art dhe zeje që ka përfshirë disa shkolla të vendit po sherben jo vetëm për njohjen e traditës nga nxnënësit, por edhe për ti nxitur ata që të përfshihen më shumë në pasionin që kanë. Punimet e tyre gjate orëve të projektit art dhe zeje janë prezantuar në një panair të organizuar në Lezhë nga Drejtoria Rajonale parauniversitar ku morën pjesën të gjitha shkollat.

Për drejtuesit e shkollave, numri i nxënësve që shfaqin talentin e tyre është më i madh dhe kjo ka bërë që ata të kenë edhe orientim të caktuar në ndjekjen e shkollave të artit.

Ky panair u ndoq edhe nga Ministria e Arsimit, Evis Kushi. Ajo tha se kjo ka qënë nxitje për të evidentuar talente, por që vijon edhe me mbështetjen e tyre.

Panairi Art dhe Zeje i shkollave të veriut zhvillohet për të dytin vit në Lezhë duke prezantuar traditën, por edhe duke ndikuar tek zhvillimi i talenteve tek nxënësit.

Artikulli paraprakAMULI: PD NUK E VOTOI BENET BECIN
Artikulli tjetërHASHIM THAÇI LË BURGUN DHE SHKON NË KOSOVË, JA KUSH ËSHTË SHKAKU