Është organizuar për të gjashtin vit panairi i agropërpunimit “Vjeshta n’Shkodër”. Ky panair ka për qëllim promovimin e vlerave të njësive administrative në funksion të zhvillimin ekonomik dhe social. Nënkryetari i bashkisë Shkodër, Tonin Dedaj shprehet se sektori i agropërpunimit është ndër më të rëndësishmit.

Mjeshtër i Madh Zef Gjini vlerësoi bashkëpunimin që bashkia ka me shoqatën e artizanëve dhe zejeve.

Të ftuar në këtë panair ishin edhe përfaqësues të Gjakovës, Malit të Zi dhe Tetovës.
Panairi i agropërpunimit “Vjeshta n’Shkodër” u organizua për të gjashtin vit, ndërsa morën pjesë artizanë jo vetëm nga Shkodra por edhe qytete të tjera të Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë.

 

Artikulli paraprakKANCERI I GJIRIT, GRATË E PREKURA: KONTROLLI SHPËTON JETËN
Artikulli tjetërAMBASADORJA KIM TAKON GJYQTARËT E APELIT: SHQIPËRIA PO ECËN PËRPARA, BËNI PUNËN ME NDERSHMËRI