Për tre ditë me rradhë në pedonalen “Kol Idromeno” do të mbahet panairi i prodhimeve aretizanale, i cili i është bashkangjitur festimeve dhe aktiviteteve te shumta që realizohen për festat e nëntorit në qytetin e Shkodrës.
Sipas tregtarëve interesi i qytetarëve për blerjen e aksesorëve të ndryshme me logon e shqiponjës dhe flamurtin kuq e zi është i kënaqshëm . Nga ana tjetër , tregtarët pohojnë se tashmë është kthyer në një traditë të bukur të qytetit të Shkodrës , hapja e prodhimeve artizanale vendase . Gjithashtu , ato shprehen se kanë filluar edhe përgatitjet për festat e fundvitit. Tashmë e kthyer në një traditë, , ky panair shërben për promovimin e produkteve dhe prodhimeve artizanale.