Prej datës 15 dhjetor, në pedonalen pranë hotel “Colosseo” është hapur panairi I festave, I organizuar nga Shoqata e Artizanëve dhe Zejeve në Shkodër. Ky panair do të jetë I hapur deri në datën 5 janar të vitit 2022. Përfaqësuesja e shoqatës, njëkohësh edhe një nga artizanet më të vjetra Kristina Ndoci thotë se akoma vijon ndikimi I pandemisë, por artizanët po përpiqen të rimëkëmben duke sjellë punimet më të veçanta për klientët e tyre.
Ndërkohë, Kristina Ndoci flet edhe për anëtarësimet e reja në shoqatën e Artizanëve, ndërsa sjellë në vëmendje edhe 10 vjetorin e krijimit të shoqatës. Një ceremoni kjo që do mbahet në qershor të vitit të ardhshëm.
Për më shume se 3 javë, artizanë dhe zejtarë të shumtë do të jenë prezent në këtë panair për të sjellë punimet më të veçanta tek qytetarët shkodranë, por edhe emigrantët dhe turistët që vizitojnë Shkodrën gjatë periudhës së festave.