Bashkia Shkodër ka menduar që 8 marsin, ditën e gruas, t’ua kushtoj grave artizane shkodrane. Me rastin e kësaj dite dhe në bashkëpunim me shoqatën e artizanëve, sheshi para bashkisë ishte pritës i panairit me produkte artizanale të ndërtuara me dorë nga artizanet.

Kësaj radhe, interesantja ishte se pjesëmarrëset ishin vetëm gra, duke i respektuar në ditën e tyre. Këta të fundit shprehen se organizime të tilla ndihmojnë vazhdimin e traditës.

Panairet e artizanëve kanë njohur rritje në vitet e fundit, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për shitjen e produkteve të tyre.

Sipas vetë artizanëve interesi i njerëzve është në rritje për veshjet tradicionale, punimet e drurit e më gjerë, e megjithatë ekonomia e dobët ka ndikuar ndjeshëm në uljen e shitjeve. Këtë tetë mars, shitjet kanë qenë më të mira, duke i dhënë kështu një shtysë produkteve të tyre në treg.

Artikulli paraprakDITA NDËRKOMBËTARE E VESHKAVE
Artikulli tjetër“PËRMBYTJA MUND TË ISHTE EVITUAR”