Panairi i Karrierës dhe i Punës i organizuar nga Këshilli i Qarkut Shkodër, Agjencia e Punësimit dhe universiteti bëri bashkë rreth 40 biznese të cilët paraqitën ofertat e tyre për të rinjtë kryesisht që duan të punësohen.

Drejtorja Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Punësimit Rozafa Zmijani tha se aktualisht ofrohen 340 vende të lira pune.

Rektori i universitetit të Shkodrës Tonin Gjuraj tha se ky panair shërben për të gjetur gjuhën e përbashkët mes bizneseve dhe studentëve.

Një prej subjekteve të rëndësishme të panairit është edhe hotel “Golden Palace”.

Pjesëmarrës në panairin e karrierës dhe punës ishin biznese nga i gjithë qarku Shkodër duke krijuar kështu një kontakt më të afërt me të rinjtë e interesuar për punësim.

Artikulli paraprakSHKODËR, DREJTONTE MOTOMJETIN I DEHUR, ARRESTOHET 50-VJEÇARI
Artikulli tjetërBIZNESET: KRIZË E MADHE PËR PUNONJËS