“Puka Agro Fest” është panairi i produkteve bujqësore dhe blegtorale që e ktheu Pukën këtë fundjavë në kryeqendrën e produkteve organike. Mbi 200 produkte u ekspozuan në qendrën e qytetit të Pukës nga rreth 100 fermerë, blegtor dhe prodhues të tjerë. Produktet organike kanë tërhequr vëmendjen edhe të shumë miqve që udhëtuan drejt Pukës, jo vetëm nga Tirana, por edhe zona të tjera të vendit për të siguruar produktet bio të zonës.
Për organizatorët aktivitetet e kësaj fundjave janë pjesë e udhëtimit të Pukës drejt zhvillimit të turizmit malor. Puka është kthyer në një destinacion të mirëfilltë turistik.
“Puka Agro Fest” është një traditë e qytetit alpin ku prej 20 vitesh fermerët ekspozojnë produktet e tyre organike, ato të përpunuara, dhe artizanale të gjithë prodhime bio të Pukës dhe fshtrave përreth.