Piktura, punime pirografike apo me grep u prezantuan në panairin e zhvilluar në sheshin përpara bashkisë Shkodër nga “Projekti Shpresa” dhe shkolla speciale “3 dhjetori” në vazhdën e aktiviteteve të javës së Shëndetit Mendor në Shkodër.
Përmes shfaqjes së talenteve të personave me aftësi të kufizuar synohet minimizimi i paragjykimeve nga shoqëria shqiptare.
Në kuadër të javës së Shëndetit Mendor në qytetin e Shkodrës do të zhvillohen një sërë aktivitetesh të tjera për ndërgjegjësimin e shoqërisë kundrejt kësaj kategorie.