Pedonalja e qytetit të Shkodrës ka qënë e mbushur me stenda të artizanëve që marrin pjesë në panairin e hapur këtë të mërkurë. Artizanët që përpunojnë produkte të ndryshme tregojnë dhe interesin e shkodranëve për të blerë produktet artizanale por edhe problematikat si mungesa e fuqisë punëtore.

Pjesë e këtij panairi nuk kishte vetëm artizanë shkodranë por edhe nga vënde të tjera e një prej tyre ishte edhe Hilë Hupa nga Lezha.

Panairi në pedonalen “Kolë Idromeno” do të qëndrojë I hapur për dy ditë ku të gjithë shkodranët mund të shohin por edhe blejnë produkte nga më të ndryshmet.

Artikulli paraprakTURIZËM PA INFRASTRUKTURË NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërPOETËT E VERIUT TAKIM NË DITËN E POEZISË