Është organizuar edicioni I 15-të I panairit “Work and Study”. Ky aktivitet I organizuar në ambjentet e staadiumit “Loro Boriçi” mirëpriti rreth 1200 të rinj të cilët u njohën me programet e studimit të 30 institucioneve arsimore dhe ofertave të ndryshme të punësimit. Drejtorja rajonale e punësimit, Rozafa Zmijani thotë se duhet të ndryshohet legjislacioni për punësimin në mënyrë që sa më shumë të rinj të kenë mundësinë e punësimit part – time.

Ndërkohë, Brisela Kadija, drejtorja e Zyrës vendoretë Arsimit në Shkodër tregon se të rinjtë po orientohen çdo ditë e më shumë drejt arsimit profesional.

Edhe universiteti I Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ishte pjesëmarrës në këtë panair, ku të rinjtë u njohën me programet e larmishme që ofrohen.

Interesi I maturantëve kryesisht për të marrë pjesë ishte I madh, të cilët duke njohur nga afër programet e studimit, janë gati të vendosin për drejtimin që do të marrin gjatë studimeve universitare.

Artikulli paraprakDIGJITALIZIM SHËRBIMESH NË BIBLIOTEKËN E LEZHËS
Artikulli tjetërPUKË, VETËVRITET ME ARMË ZJARRI 55-VJEÇARI