Në pallatitn e sportit “Qazim Dervishi”në Shkodër u zhvillua këtë të mërkurë panairi “Work and study”. Me pjesëmarrje të shumë univeristeteve të qyteteve të ndryshme të cilët u kanë dhënë informacionet e nevojshme maturantëve shkodranë. Në lidhje me ecurinë e këtij panairi Ornela Gaçe organizatore e këtij panairi tha interesi ka qënë I madh.

Pjesë e këtij panairi dhe me interes të madh nga maturantët është edhe Univeristeti I Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Për maturantët shkodranë një alternativë mjaft e pëlqyer ishte edhe Akademia e Policisë tashmë edhe e akredituar.Pjesë e panairit ishte edhe shkolla e mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat.

Edhe Universiteti i Bujqësisë ishte një nga alternativat mjaft të pëlqyera nga maturantët shkodranë.

Panairi “Work and study” është zhvilluar në Dibër, Kukës dhe në Shkodër por do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë duke u përmbyllur në fund të muajit mars në Tiranë.

 

Artikulli paraprakPANELET DIELLORE, SFIDAT E PRODHIMIT TË ENERGJISË SË PASTËR
Artikulli tjetërVENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËR TRANSPORTIN/ MINISTRJA E ARSIMIT: I DHAMË ZGJIDHJE PËRFUNDIMTARE TRANSPORTIT PËR TË GJITHË PUNONJËSIT ARSIMORË