Ministri i Shtetit për Diasporën, deputeti socialist Pandeli Majko ka deklaruar votën pro shkarkimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Majko tha se Presidenti ka shkelur Kushtetutën, teksa pranoi se kjo votë pro shkarkimit i rëndon por në thelb mbetet sipas tij raporti me të vërtetën.
“Mendoj që të gjithë kolegët deputetë pa pasur parasysh zhvillimet ka një perceptim për presidentin. Presidenti i Republikës është një individ i burgosur nga privilegjet e veta. Presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe betimin e tij.
Pozita ime e vështirë.
E mora fjalën për të shprehur votën tim pro shkarkimit, votë që sigurisht më rëndon shumë, por në thelb ka raportin me të vërtetën. Ilir Meta ka qenë pjesë e jona dhe është votuar nga kjo masë votuesish.
Është momenti i shkarkimit të Presidentit dhe do të kalojë në 1000 filtra. Kjo që do të prodhohet sot do të kalojë në filtrat e juristëve me përvojë të Gjykatës Kushtetuese. Raporti ynë me të vërtetën duhet të jetë i qartë. Do votoj pro, për të tjerat të na gjykojë koha”, tha Majko.