Miratimin e Reformës në Drejtësi e ka mirëpritur edhe Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko.

Në një postim të bërë në Facebook, Majko thotë se votimi kësaj reforme ishte një terapi për frikën ndaj saj, ndërsa falenderon SHBA-në dhe BE-në për ndihmën e dhënë ndaj reformimit të sistemit të drejtësisë. “I kënaqur me votimin e Reformës së Drejtësisë. I vetëdijshëm se ishte larg të qënit produkt i plotë i politikës sonë “sovrane”. Pa forcën e miqësisë amerikane dhe insistimin europian, mungesa e përgjegjësisë ishte një hap larg triumfit. Votimi i Reformës ishte edhe një terapi për frikën ndaj saj. Falenderim për të gjithë ata që ndihmuan. Sot, një ditë e re për Shqipërinë,” shkruan Majko.

Artikulli paraprakHAHN DHE MOGHERINI PËRSHËNDESIN MIRATIMIN E REFORMËS NË DREJTËSI
Artikulli tjetërVELIPOJA, TATIMET PËRGJIGJE BASHKISË, HYSAJ FAJËSON KRYEBASHKIAKEN