Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 98.835. Ndërkohë që 2.008 persona kanë ndërruar jetë.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 83.591 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.236.

Që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19, 10,704 persona (punonjës të institucioneve shëndetësore dhe të moshuar mbi moshën 80 vjeçare), janë vaksinuar me vaksinën Astra Zeneca në Kosovë.

Artikulli paraprakGREQIA TRONDITET NGA TËRMETI 5.2 BALLË, LËKUNDJET NDIHEN DHE NË JUG TË SHQIPËRISË
Artikulli tjetërQEVERIA GJERMANE MIRATON MASA TË NJËSUARA KUNDËR COVID-19 NË TË GJITHË VENDIN. CILAT JANË RREGULLAT?