Organizata Botërore e Shëndetësisë, është shprehur se pandemia e Covid-19 ka frenuar rastet e malaries në Afrikë. Para se bota të goditej nga pandemia, pati 568,000 vdekje nga malaria. Pavarësisht pandemisë dhe emergjencave të tjera humanitare, informacioni i OBSH-së tregon ajo periudhë ka ndikuar në reduktimin e rasteve.
Zyrtarët e OBSH-së kanë deklaruar se në 20 vitet e fundit rastet e malaries janë reduktuar dhe ka shpëtuar jetën e shumë personave. Kreu i Njësisë së Informacionit Strategjik të Programit Global të Malaries së OBSH-së, Abdisalan Noor, tha se rastet e malaries u rritën në mënyrë dramatike në vitin e parë të pandemisë.
“Në përgjithësi, pandemia dhe kufizimet, kanë çuar në reduktimin e rasteve të infektimeve”, tha ai. “Shumica e vdekjeve dhe rasteve kanë ndodhur në rajonin afrikan të OBSH-së”, tha Noor, duke shtuar se kontrolli mbi malarien po vazhdon.Ndër vendet më të prekura janë: Burkina Faso, Republika Demokratike e Kongos, India, Mali dhe Tanzania.