Gjykata e Krimeve të Rënda ka prauar kërkesën për gjykim të shkurtuar për tre gjytarët e Apelit të Durrësit, Petrit Ceno, Petraq Dhimitri dhe Kliton Spahiu.

Gazetari i Report tv Arsen Rusta raporton se seanca e radhës do të mbahet më 24 korrik.
Petrit Ceno u shkarkua nga vettingu në Shkurt të këtij viti nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi rezultoi se ka fshehur pasurinë.

Të tre gjyqtarët akuzohen për veprën penale “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të Drejtësisë”.

Petrit Çeno Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri u bënë të njohur 5 vite më parë, pasi së bashku shkuan në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku, pronari i një kompleksi turistik në Durrës, udhëtim i paguar prej tij.

Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi “El Classico”. Biznesmeni Sadiku ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Artikulli paraprakRRËSHQET NGA KRAHËT E GJYSHIT, FOSHNJA BIE NGA KATI 11 I ANIJES DHE VDES
Artikulli tjetërPAS BASHËS, SHEFJA E MISIONIT TË OSBE/ODIHR TAKON KRYETAREN E KLGJ