Ndryshimet klimatike, sfidat dhe përparësitë e prodhimit të energjisë me panele diellore ishin ne focus te aktivitetit qe u zhvillua sot ne Shkoder nga Qendra Burimore e Mjedisit.
Drejtuesi i Qendres Burimore Mjedisore Mihallaq Qirjo thote se qellimi i ketij aktiviteti eshte qe te disktutohet rreth zbatimit dhe raportit qe qytetaret do te kene me shtetin ne kuader te prodhimit te energjise ne nivele te vogla te familjeve.

Nderkohe qe Shqipëria ka sistemin më madhor të përdorimit të lumenjve për prodhimin e energjisë, mes tyre edhe lumin Drin, dhe krenohet me hidrocentralet që mbulojnë rreth treçerekun e prodhimit të përgjithshëm të energjisë eksperti I mjedisit Gjergj Simaku thote se ka ardhur koha e prodhimt te energjisë me panele diellore.

Ne kete aktivitet moren pjese perfaqesues te shoqerise civile dhe aktore te interesuar te prodhimit te energjive te pastra.

 

Artikulli paraprakLEZHË, PD FTON QYTETARËT NË PROTESTË
Artikulli tjetërPANAIRI “WORK AND STUDY” NË SHKODËR