Drejtoria vendore e policisë Shkodër ka marre te gjitha masat ne mbarëvajtjen e festave te fundvitit.Kjo u konfirmua ne nje konference per shtyp nga drejtori Lorenc Panganika i cili informoi per mediat se gjate kesaj periudhe eshte dyfishuar numri i efektiveve ne qytet, ndërsa po kontrollohen akset rrugore nisur edhe nga eksperiancat e viteteve te kaluara.
Drejtori i policise shprehe se niveli i krimeve eshte ulur me 50 perqind ndersa sa i takon vrasjeve te mbetura pa autor panganika thekson se cdo rast analizohet ne bashkëpunim me prokurorine.Drejtoria e policise shkoder informon se sa i takon masave te viti 2016 jane shperndare pyetesore per te pare se cilet jane problematikat qe shoqrojne komunitetin, dhe ne kete menyre pas mbledhjes do te shikohet mundesia e nderhyrjeve ne baze te anketimit te qytetareve.Nga ana tjeter Drejtoria e policise shkoder vazhdon gjendjen e gadishmerise sa i takon masave anti terrorizem teksa nje vemendje e vecante po I kushtohet 2 pikave kufitare ne qarkun tone.