Panik në avionin e linjës Ancona- Tiranë, zjarr në kabinë

68 pasagjerë mes tyre shumica shqiptarë kanë kaluar minuta paniku në fluturim nga Ancona drejt Tiranës me avionin e kompanisë “Mistral Air”. Shkak për këtë situatë janë bërë prania e tymit dhe flakëve në avion sipas raportimeve të mediave italiane teksa avioni është ngritur në fluturim drejt Tiranës. Ky fluturim tashmë është anuluar ndërsa në ora 10:45 minuta ishte planifikuar nisja nga aeroporti Marche drejt aeroportit “Nënë Tereza”, ndërsa pasagjerët janë shprehur se biletat i kishin blerë tek kompania “Blu Panorama”. Avioni ka bërë ulje emergjentë duke u kthyer në pistë ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll situatën. Burime bënë me dije se asnjë nga 68 udhëtarët dhe ekuipazhi i avionit nuk ka asnjë të lënduar. Gjithashtu, pasagjerë në këtë avion thanë se biletat i kanë blerë pranë kompanisë “Blue Panorama”. Sipas tyre, kjo kompani u ka ndërruar avionin, i cili më pas u përfshi nga zjarrit për shkak të defektit në qarkun elektrik brenda në kabinë. Sipas mediave italiane ,avioni eshtë detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin e ‘Sanzio Falconara”, paraditen e sotme. Ulja emergjente e avionit në aeroport erdhi si pasojë e tymit që doli nga kabina. Mediat italiane bëjnë të ditur se çdo gjë është zgjidhur në vetëm pak minuta. Mësohet se tymi kishte dalë si rezultat i një shkëndije në një qark të shkurtë elektrik. Ndërsa njëri prej pasagjerëve të papranishëm në bordin e aeroplanit ka rrëfyer ngjarjen për disa nga mediat shqiptare, ku është shprehur: “Vetëm 15 minuta pasi jemi nisur nga aeroporti i Ankonës konstatuam erë të djegur në bordin e avionit. Biletat i kishim prerë me Blu Panorama, por avioni ishte i Ernest Fly, pasi Blu Panorama operon me këtë kompani. Ekuipazhi na informoi se kemi probleme, dhe se duhet të kthehemi. Në aeroport na kanë pritur zjarrfikëset. Mes pasagjerëve kishte tension të madh, disa filluan të qanin”, dëshmon një prej pasagjerëve. Ndërkohë që avioni ishte nisur nga aeroporti i Ankonës me destinacion Tiranën. Mësohet se avioni akoma nuk ka arritur në aeroportin e Rinasit, duke parë dhe orarin zyrtarë të përcaktuar.

Artikulli paraprakGJYREZI PRANON INTERESIMIN PËR HASANIN
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 200 KG KANABIS NË IGUMENICË, NË PRANGA 3 SHQIPTARË