Një pako me bombë është gjetur në shtëpinë e Hillary dhe Bill Clinton dhe në zyrën e ish-Presidentit Barack Obamas, në New York.

Mediat e huaja raportojnë se bomba është dërguar si pako me anë të postierit. Ndërkohë gazetarët e zyrave të CNN, në New York janë evakuuar, pasi edhe aty ka ardhur një pako e dyshimtë.

Hillary dhe Bill Clinton kanë marrë një pako me bombë në shtëpinë e tyre. “The Indipendent” shkruan se bomba është dërguar si pako në shtëpinë e tyre në New York.

Një tjetër pako me bombë është dërguar ehde në zyrën e ish-Presidenti, Barack Obama, në të njëjtin qytet.

Ndërkohë “RT” shkruan se edhe në redaksinë e CNN ka ardhur një pako e dyshimtë, që ende nuk është vërtetuar përmbajtja e saj. Për momentin gazetarët e zyrave të CNN janë evakuuar.

Kujtojmë që vetëm dy ditë më parë u raportua për të njëjtën pako me bombë në shtëpinë e miliarderit George Soros. Hetimet po vazhdojnë, por ende nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me këto pako të dërguara.

Artikulli paraprakBLLOKOHEN 2.5 TON PESHQ DHE KARKALECA TË PRISHUR NË MAGAZINËN FRIGORIFERIKE
Artikulli tjetërRAMA: BERZH APROVON FINANCIMIN E BYPASS-IT TË FIERIT DHE VLORËS