Minuta të tëra paniku kanë përjetuar qytetarët shkodranë dhe turistë të huaj në sheshin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Një person ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë nga rruga “28 Nëntori” në drejtim të pedonales “Kolë Idromeni” ka rënë nga mjeti i tij.

 

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, personi në fjalë ka rënë vetëvetiu nga motoçikleta, ndërsa nuk ka patur përplasje. Sipas burimeve të Star Plus, dyshohet se personi në fjalë vuante nga epilepsia.

 

Menjeherë është njoftuar ambulanca, e cila e ka transportuar për në Spitalin Rajonal të Shkodrës, për një ndihmë më të specializuar. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke filluar menjëherë hetimet për ngjarjen e pazakonë, ndërsa një numër i lartë qytetarësh janë mbledhur, të habitur me atë çfarë ka ndodhur.

Temperaturat e larta të këtij fillim gushti vështirësojnë tej mase shëndetin e njerëzve, sidomos të atyre me sëmundje kardiovaskulare dhe kronike, ndërsa bëhet apel që të evitohen orët e pikut. Mjekët këshillojnë konsumin e ujit të freskët dhe qëndrimin në hije, duke shmangur ëkshtu problemet e mëdha me shëndetin.

 

Artikulli paraprakA GJETI ZBATIM LIGJI PËR QESET PLASTIKE NË SHKODËR?
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI PUBLIKON RAPORTIN PËR EKONOMINË