Turqi, panik nga zjarri në pallatin prej 188 metrash të lartë
Një zjarr ka shpërthyer në një pallat 52-katësh, në Stamboll. Dyshohet se zjarri ka nisur në katin e 15 të qiellgërvishtësit prej 188 metrash të lartë. Mendohet se zjarri ka rënë për shkak të saldimeve që po bëheshin në sistemin e ftohjes dhe ngrohjes. Zjarri ka shkaktuar panik te banorët, pavarsishtë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve. Banorët e ndërtesës e kanë pasur të vështirë të kalonin në korridore, për shkak se ishin mbushur me tym, sipas raportimit të gazetës turke Hurriyet. Falë sistemit inteligjent për shuarjen e zjarrit dhe ndërhyrjes së ekipeve të zjarrit, zjarri është fikur. Por banorët përjetuan panik të madh. Banorët e apartamenteve që ndodheshin afër janë evakuar për arsye sigurie. Nga tymi kanë marrë dëmtime të lehta 4 persona, mes tyre një fëmijë. Fatmirësisht të 4 personat kanë marrë ndihmën e menjëhershme mjekësore, dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.