Ekipi i Panthers Shkodra do të luajë këtë të dielë finalen e Superkupës në kampionatin 9X9 të “Sunday League”, që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Shkodranët, që sezonin e kaluar u shpallën fitues të Kupës së FSHF, do të kenë përballë ekipin e Kastriotëve, skuadër kjo që arriti të fitojë titullin kampion vitin që lamë pas.

President i Panthers Shkodra, Ergi Axhani, u shpreh se do të japin maksimumin për t’ia dalë mbanë.

Axhani tha se shpreson që ta mbyllin këtë sezon futbollistik në mënyrën më të mirë të mundshme, pse jo për të sjellë në Shkodër edhe trofeun e titullit kampion, ndërsa foli edhe për objektivat e të ardhmes për ekipin e Panthers.

Ekipi i Panthers Shkodra e ka marrë shumë seriozisht për të arritur synimet e këtij sezoni, teksa tashmë edhe stërvitjet po zhvillohen në mënyrë të organizuar dhe për më tepër, me një emër të njohur të trajningut shkodran, siç është Fatmir Axhani.

Artikulli paraprakVRASJA E DYFISHTË, PROKURORIA JEP PRETENCËN
Artikulli tjetërMAQEDONI E VERIUT, NË TRI KAMIONË ME TARGA POLAKE ZBULOHEN 11 MIGRANTË! SHIKONI KU ISHIN FSHEHUR