Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, ka dhënë një konferencë për shtyp pas shpalljes së listës zyrtare për dy ndeshjet e radhës me Lihtejnshtejnin dhe Maqedoninë.
Ai ka dhënë fillimisht një sqarim në lidhje me Sokol Cikalleshi, të cilin e ka lënë jashtë liste. “Sokol Cikalleshi më ka telefonuar sot në mëngjes dhe më ka thënë se do të firmoste me ekipin e ri dhe nuk mund të vinte. Nuk i dhashë leje, pasi firma mund të hidhet “online”. Lojtari ka një menaxher dhe mund të vinte në Tiranë për të firmosur.
Mund të beheshin vizitat mjekësore në Tiranë. Ka shumë mënyra dhe nuk e fal Cikalleshin, i cili do të rrijë në shtëpi”, – theksoi trajneri Panucci. Gjatë konferencës së shtypit, trajneri Christian Panucci theksoi disa herë çështjen e rregullave. Ai u shpreh se askush, kushdo qoftë, nuk mund të jetë pjesë e kombëtares, nëse shkel rregullat.
Për mungesën e Xhakës dhe Gashit trajneri sqaroi se janë zgjedhje teknike të momentit. Trajneri italian e ka falur Xhakën. Ndërsa për shiritin e kapitenit ai sqaroi se do ta mbajë lojtari me më shumë prezenca në kombëtare.