Në këtë fundviti të qetë mendojnë mediat italiane për të trazuar ujërat në Federatën Shqiptare të Futbollit. “Il Messaggero” plas bombën duke bërë me dije se Roma po mendon edhe për trajnerin e Shqipërisë Christian Panucci për të zëvendësuar trajnerin aktual Di Francesco dhe për të nxjerrë Romën nga kriza.

Verdhekuqtë skuadra ku Panucci ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës po kalojnë një moment të keq dhe janë në vendin e dhjetë të renditjes pas humbjes së pësuar ndaj Juventusit.

Eusebio Di Francesco është në fije të perit dhe media prestigjoze italiane “Il Messaggero” zbulon dy kandidatët potencial.

I pari është Paulo Sousa që thjesht po pret një telefonatë nga drejtuesit ndërsa për median italiane Panucci është i gatshëm të lërë Shqipërinë për të marrëv drejtimin e Romës pasi për të është një mundësi unike.

Trajneri i Shqipërisë ka fluturuar në Santo Domingo për të kaluar disa ditë pushimi me djalin e tij dhe marrëdhëniet me Baldinin një nga drejtueist nuk ia ka ndërprerë.

Madje “Il Messaggero” zbulon se edhe Panucci ka marrë një telefonatë nga këshilltari i Presidentit të Romës.Mediat italiane kujtojnë se Panucci ka kontratë me FSHF-në deri në fund të vitit 2019-të por nënvizojnë se “Roma është Roma” një mundësi unike për ikonën e verdhekuqve.

Pas dështimit në Ligën e Kombeve Panucci prerazi tha se nuk dorëhiqej nga Shqipëria dhe FSHF e konfirmoi në detyre por tashme hapen spirale të reja për të ardhmen e teknikut kuqezi.

Artikulli paraprakKRISHTLINDJA, KËNGË KISHTARE NË RRUGËT E SHKODRËS
Artikulli tjetërIMZOT FRENDO: T’U JAPIM DORËN TË MOHUARVE