Shqipëria mori një fitore mjaft me vlera përballë Izraelit duke fituar me shifrat 1-0. Një fitore që kënaq jo pak trajnerin italian të kuqezinjve, Christian Panucci që merr frymë pas ecurisë negative në takimet e fundit.

Më në fund një fitore e shumë pritur edhe pse e vuajtur…

Kemi rrezikuar shumë pjesën e parë, për gabimet tona. Ishin lojtarë që na vunë në vështirësi si Dabur , Xavi, e ritheksoj na vunë në vështirësi për gabimet tona, jo për meritë të kundështarit.

Ju e keni bërë të madhe faktin që kemi humbur 2 ndeshje miqësore, sikur kemi humbur një luftë të madhe. Ju e keni bërë kaq të madhe humbjet në miqësore, sikur humbëm 2 finale të Botërorit.

Italia pësoi 7 gola në miqësore dhe nuk u mor askush. Kur erdha ishim të katër në grup. Në fund kaluam të tretët.

Sa e rëndësishme është transferta e Gllasgout pas kësaj fitore?

Është shumë mirë që shkojmë me fitore, duhet të rregullojmë disa probleme të vogla. Duhet të jemi me këmbë në tokë.

A ishte Shqipëria që doje?

I përcjell komplimente lojtarëve sepse bënë një pjesë të dytë shumë të mirë. Kundërshtarë të tjerë të venë shumë në vështirësi. E ritheksoj që pjesa e parë ishte jo e mirë.”

Artikulli paraprakPAS ANULIMIT TË TAKIMIT ME THAÇIN, VUÇIÇ SHKON SOT NË KOSOVË
Artikulli tjetërHISTORIA E NJË LIDERI, E KRIJOI KOMPANINË NGA DHOMA E APARTAMENTIT, THEMELUESI I ALIBABA TËRHIQET NGA “PERANDORIA” E TIJ