Christian Panucci, i cili pritet të zyrtarizohet sot si trajneri i kombëtares shqiptare, ka mbërritur në vendin tonë në orët e vona të së martës.

Tekniku italian, i cili arriti dy ditë më parë akordin me drejtuesit e FSHF-së për të marrë drejtimin e kuqezinjve, mbërriti në Rinas pas orës 23:00 dhe i shoqëruar nga zyrtarë të FSHF-së, udhëtoi drejt kryeqytetit. Federata Shqiptare e Futbollit kishte lajmëruar për një konferencë për shtyp të presidentit të FSHF-së në orën 11:00 të ditës së mërkurë, dhe me sa duket kjo konferencë do të jetë për prezantimin e Panuccit në stolin e kombëtares.

Artikulli paraprakLUFTA NDAJ DROGËS, GREQIA KËRKON BASHKËPUNIM ME SHQIPËRINË
Artikulli tjetërIU MBAHEN LEK NGA PAGA, PUNËTORËT NË PROTESTË