Trajneri i kombëtares, Christian Panucci ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese Euro 2020.
Dy ndeshjet e para kualifikuese janë ndaj Turqisë më 22 mars në Loro Boriçi dhe Andorës më 25 mars së Estadi Nacional
Pas një kohe të gjatë është rikthyer në fushë Armando Sadiku për shkak të një dëmtimi.
“Grumbullimi i ekipit kombëtar do të nisë ditën e dielë në Kompleksin Tropikal, ndërkohë që seanca e parë stërvitore do të jetë në orën 15:00 në fushën sportive të Tropikal.
Ndërkohë, sipas programit mediatik për ekipin kombëtar A, për tre ditë me radhë, të hënën, të martën dhe të mërkurën, në orën 13.30 do të jenë përpara mediave dy futbollistë të ekipit kombëtar, teksa të enjten, një ditë përpara ndeshjes me Turqinë, në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 17:00, do të zhvillohet konferenca për shtyp me trajnerin e ekipit kombëtar dhe kapitenin,”-raporton FSHF.
Panucci do mbajë një konferencë për shtyp të dielën (17 mars), në orën 11:00, në selinë e FSHF-së.
Lista e futbollistëve të grumbulluar:
-Etrit Berisha
-Alban Hoxha
-Thomas Strakosha
-Arlind Ajeti
-Naser Aliji
-Ivan Balliu
-Egzon Binaku
-Berat Djimsiti
-Elseid Hysaj
-Ardian Ismajli
-Enea Mihaj
-Frederic Veseli
-Amir Abrashi
-Migjen Basha
-Ergys Kaçe
-Andi Hila
-Ledian Memushaj
-Kristi Qose
-Taulant Xhaka
-Kristal Abazaj
-Bekim Balaj
-Eros Grezda
-Armando Sadiku
-Myrto Uzuni