Federata shqiptare e futbollit ka shkarkuar trajnerin e kombëtares Christian Pannuçi duke ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me teknikun italian. Humbja e kuqezinjve me Turqinë nuk mund të kapërdihet nga kreu i federatës Armand Duka duke i dhënë lamtumirën Pannuçit, një trajner i cili nuk la asnjë shenjë përveç polemikave të kota.

Pas ndeshjes në konferencën për shtyp tekniku italian hodhi akuzën e fundit ndaj Shqiptarëve duke i cilësuar si shtet që nuk do rregullat por cirkun ndërsa mohoi se mund ta jepte vetë dorëheqjen.

Sa i përket përballjes mes Shqipërisë dhe Turqisë, Panuçi para se të shkarkohej deklaroi se problemi i kuqezinjve është mungesa e finalizimit përpara portës ndërsa nuk pranoi të marrë përgjegjësitë e kësaj humbjeje.
Pas shkarkimit të Kristian Panuçit,

Shqipëria në ndeshjen e radhës me Andorrën do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema ndërsa pritet që më pas trajneri i ri të jetë një tjetër italian, Edi Reja, ish trajneri i Lazios, Napolit apo Atalantës ndërsa mësohet se ka qenë i pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi” në përballjen Shqipëri-Turqi e përfunduar 0-2.

Artikulli paraprakHUMBJA ME TURQINË, LOJTARËT: ISHIM PA FAT
Artikulli tjetërSHQIPERIA NUK I THYEN TURQIT, KUQEZINJTE MUNDEN 0-2