Papa Françesku ka bërë thirrje për dialog të ri në luftën kundër ekstremizmit.

Këto komente Papa i bëri gjatë adresimit para mijëra besimtarëve katolikë në Egjipt. Vizita e Atit të Shenjtë në Egjipt, vjen pas tre sulmeve me bomba në disa kisha në Egjipt, ku dhejëtra besimtarë mbetën të vrarë.

Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi militant, Shteti Islamik. “Fanatizmi i vetëm që besimtarët mund të kenë është për bamirësi”, ka deklaruar Papa. Papa Françesku gjatë qëndrimit në Egjipt, do të takohet me presidentin Abdel Fattah al-Sisi, si dhe klerikë sunitë dhe kreun e Kishës Ortodokse Koptike.

Artikulli paraprakZYRTARE, JA KANDIDATËT E PS-së NË SHKODËR
Artikulli tjetërRIKTHEN POLEMIKA – EMMANUEL MACRON GJYSËM I ZHVESHUR NË NJË REVISTË TË HOMOSEKSUALËVE