Papa Francesko ka zhvilluar një vizitë surprizë në një dyqan optik në qëndër të Romës, vetëm pak hapa larg nga sheshi antik “Piazza del Popolo”. Ati i Shenjtë ka mbërritur me një makinë deri më hyrje të dyqanit, pa asnjë roje pranë, i shoqëruar vetëm nga shoferi i tij.  I qetë e i vetëm i është drejtuar dyqanit optik, një nga më të njohurit e zonës, duke u rrethuar menjëherë nga një turmë qytetarësh e turistësh me dëshirën e madhe për t’i shtrënguar duart.

“Kur ke nevojë të ndryshosh syzet, ku shkohet? Veç tek okulisti”, u shpreh Papa Francesko duke i dhënë përgjigje brohoritjeve kurioze të turmës që rrethuan menjehërë zonën. Papa Francesko si një klient i zakonshëm ka bashkëbiseduar me pronarin e dyqanit duke pretenduar vetëm ndryshimin e lenteve e jo syze të reja. “Më lë të paguaj aq sa më takon”, i ka kërkuar Papa Francesko, pronarit të dyqanit. Nuk dua të shpenzoj, nuk kam nevojë për syze të reja veç të ndryshoj lentet.” Ati i Shejtë ka qëndruar rreth 40 minuta në optikën duke u larguar po i vetëm në shoqërinë e shoferit të tij, e pasi ka shtrënguar duart njerëzve të shumtë që kishin populluar hyrjen e dyqanit. Pronari i optikës Aleksadër Spieza ka treguar për mediat se ishte i informuar për këtë vizitë të Papa Franceskos e kishin lënë takim për të zhvilluar këtë vizitë okuliste.

Artikulli paraprakPLAGOSEN 5 PERSONA NË KAMPIN E AZILANTËVE NË GJERMANI
Artikulli tjetërHUNGARI, VIJON TENSIONI MES REFUGJATËVE QË KËRKOJNË AZIL