Papa Françesku u bëri thirrje të hënën evropianëve për të integruar refugjatët me identitetin e tyre fetar, në një fjalim të gjatë përpara diplomatëve të akredituar pranë Selisë së Shenjtë.

“Ardhja e emigrantëve duhet të nxisë Evropën të rizbulojë trashëgiminë e saj kulturore dhe fetare, kështu, duke u ndërgjegjësuar për vlerat që ajo ka ndërtuar, mundet njëkohësisht të mbajë të gjallë traditën dhe vijojë të jetë një vend pritës, përçues i paqes dhe i zhvillimit”, u shpreh papa argjentinas.

Sipas tij, ndërtimi i shoqërive gjithpërfshirëse kërkon si kusht një kuptim të plotë të qënies njerëzore, që mund të ndihet vërtetë i mirëpritur kur njihet dhe pranohet në të gjitha dimensionet që përbëjnë indentitetin e tij, përfshirë atë fetar. Kreu i Kishës Katolike Romake vuri në dukje se Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut përfshinte të drejtën për lirinë e mendimit, të ndërgjegjes dhe fesë.

Artikulli paraprakTË ENJTEN NIS GREVA E ARSIMTARËVE
Artikulli tjetërNË HEKURUDHËN “E BRAKTISUR” TË SHKODRËS