Papa Françesku:Hipokrizi, të jesh kristian dhe të dëbosh refugjatët

“Është hipokrite të jesh kristian dhe nga ana tjetër të dëbosh refugjatët, një person që kërkon ndihmë. Është kjo kontradikta, nga njëra anë shprehen se e duan kristianzimin e nga ana tjetër janë kundra emigrantëve dhe besimeve të tjera. Dhe Krishti më shumë se çdo gjë dënon hipokrizinë” është kjo deklarata e ashpër që Papa Françesku dha gjatë një takimi me të rinjtë protestantë në Saksoni. Ati i Shenjtë i kërkoi refugjatëve që të bashkëpunojnë me komunitetet që i mirëpresin. Më tej ai kërkoi që të gjitha vendet të punojnë për të siguruar integrimin e fëmijëve të emigrantëve. “Duhen procedura të veçanta në planin e bashkëpunimit mes vendeve të origjinës dhe vendeve pritëse” u shpreh Papa. Në ditën botërore të emigrantëve kreu i kishës katolike denoncoi fenomenin e prostitucionit dhe pedopornografisë, fenomenin e shfrytëzimit të fëmijëve në punë që i shndërron në skllevër

Artikulli paraprakEVAKUOHET NJE AVION NE ZVICER PAS ALARMIT PER BOMBE.ARRESTOHET NJE RUS
Artikulli tjetërTRAFIK BRESHKASH NGA SHQIPERIA,SEKUESTROHEN NE PORTIN E BARIT