Për ritin e Pashkëve, të larjes së këmbëve, Papa Francesku ka zgjedhur një vend simbolik siç është qëndra e emigrantëve “Cara”, rreth 30 km larg kryeqytetit italian Romë, në qytezën e Kastelnuovo Porto.
E krijuar më vitin 2014 aktualisht kjo qëndër mirëpret 892 emigrantë azilërkues, nga 25 kombësi të ndryshme e shumica e të cilëve e besimit fetar mysliman. Gjatë meshës së mbajtur para emigrantëve të kësaj qendre Papa Francesku shprehu fjalë të forta ndaj përgjegjësve të sulmeve terroriste të Brukseli. “Tre ditë më parë , tha Ati i Shenjtë, u krye një akt lufte, shkatërrimi, në një qytet të Europës. Por pas këtij gjesti ashtu si dhe pas Xhudës, ishin të tjerë, ishin ata që dhanë para që Jezusit të dorëzohet, pas këtij gjesit janë fabrikuesit e trafikantët e armëve.” Papa Francesku u gjynjëzua, lahu e u puthi këmbët 12 prej tyre; 11 emigrantë e 1 operatore, punonjëse e kësaj qëndre. 5 janë të besmit katolik, 3 të besimit mysliman, 1 indu e 3 mame nga Eritrea të besimit kopta. “Sot , tha Papa Francesku, në këtë moment do të kryej të njëjtin gjest të Jezusit, do ju laj këmbët, një gjest vëllazërie, e secili në gjuhën e tij fetare t’i lutet Zotit që kjo vëllazëri të infektoj botën. Jemi të gjithë të ndryshëm, me kultura e besime fetare të ndryshme, por jemi vellezër e duam të jetojmë në paqe. Ky është gjesti që unë kryej për ju.” Sira, Mohamed e Khuram janë tre emigrantët muslimanë para të cilëve Ati Shenjtë u gjunjëzua. Sira 37 vjeç me origjinë nga Mali, ka mbërritur në këtë qëndër dy vjet më parë pasi ka udhëtuar përmes Nigerisë e Libisë. Mohamed 22 vjeç, ka lindur në Siri e ka mbërritur në brigjet e Lampeduzës përmes detit Mesdhe më 11 janar të këti viti. Khurram 26 vjec,me origjinë nga Pakistani ka udhëtuar në Iran, Turqi, Greqi, Maqedoni, Serbi, Hungari e Austri para se të mbërrij në ishullin e Sicilisë më vitin 2015. Riti i larjes së këmbve kujton gjesitn e kryer nga Jezus Krishti ndaj dishepujve të tij në Darkën e Fundit e në ditën kur themeloi Eukaristinë.