Papa Françesku meshën e kësaj të diele ja kushtoi Sirisë dhe dhunës me të cilën po përballen njerëzit që jetojnë ditë pas dite në luftë.

Gjatë fjalës së tij përpara mijëra njerëzve të mbledhur në sheshin e “Shën Pjetrit”, ati i shenjtë theksoi se shqetësimi i tij është i madh për emigrantët sirianë, duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar të gjejë sa me shpejt një zgjidhje politike. “Po e ndjek me shqetësim të madh situatën dramatike të refugjatëve sirianë, që po detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre. I bëj apel komunitetit ndërkombetar të mos kursehet në përpjekjet për të afruar në tryezë të dyja palet, në mënyrë që negociatat të vazhdojnë. Vetëm një zgjidhje politike mund ti garantonte një të ardhme këtij vendi. Ju kërkoj që të luteni sa më shumë për Sirinë”. Nga çasti kur lufta civile filloi në Siri 5 vite me pare, numerohen rreth 250 mije te vdekur dhe miliona te tjera kane braktisur banesat e tyre. Papa Françesku po ashtu beri të ditur dy vizitat e tij te ardhshme ne Meksikë dhe me kryesorja në Kubë. Vatikani ka konfirmuar se bergolio do të vizitoje Kubën me 12 shkurt, ku do te takohet me patriarkun Kirill, hera e parë në histori që një pape katolik takohet me një patriark ortodoks rus.

Artikulli paraprakOKB, MBLIDHET URJGENTISHT PËR RAKETËN E KORESË SË VERIUT
Artikulli tjetërSHBA, DEBAT MES KANDIDATËVE REPUBLIKANË PËR PRESIDENT