Nga sheshi Shën Pjeter i Vatikanit, Papa Francesku ka kërkuar besimtarëve që të rrokullisin e të largojnë gurët e ashtuquajtur ‘gurët e mëkatit dhe dekurajimit”.

Papa e përshkroi mëkatin si një gur që hyn në zemër dhe nuk e lë dritën e sinqeritetit dhe dashurisë të depërtojë.Papa iu drejtua të pranishmëve duke u thënë që të gjejnë gurin e ta largojnë me gjithë forcën e tyre, atë që ndodhet brenda zemrave tona.

“E fillojmë me gurin e dekurajimit, është ajo që bllokon shpresën, sapo fillojmë të mendojmë se gjithçka po shkon keq, ne humbim zemrën, bëhemi cinikë, vëmë në dyshim besimin, bëhemi negativ dhe mbytemi në dëshpërim.

Por Zoti nuk pranon dorëheqje, ai nuk është Perëndia e të vdekurve, por e të gjallëve, mos e largoni shpresën!

Në mesazhin e tij Urbi et Orbi (për qytetin dhe botën), Papa Francesku tha se është më mirë të zgjedhim Jezusin, dritën e vërtetë, shkëlqimin e jetës, pasurisë, karrierës, krenarisë dhe kënaqësisë!

Në fund Papa tha: Pashkët na mësojnë ne besimtarëve që nuk duhet të qëndrojmë mes të vdekurve. Pashkët na tregojnë se duhet të qëndrojmë mes të gjallëve.

Kjo është arsyeja pse ne duhet të pyesim vetën se deri ku po shkojmë me jetën tonë. Në shumicën e rasteve rendim pas problemeve tona.

Vazhdojmë të kërkojmë të jetuarit në mesin e të vdekurve, duke gërmuar mbi qortime, dhimbje e pakënaqësi, pa e lënë ‘ringjalljen’ e shpirtit që të na ndryshojë.

Të largojmë gurët e mëkatit, dekurajimit dhe frikës, le të kërkojmë jetën dhe me të të ngrihemi përsër

Artikulli paraprakLEZHË,KREMTIMI I MESHËS SË PASHKËS
Artikulli tjetërPOLITIKA URON FESTËN E PASHKËVE