Vizita e Demaj në Vatikan – Papa Françesku mund të vizitojë Kosovën në shtator 2017

 

Zëvendës/Ministri i Jashtëm i Kosovës z. Emanuel Demaj ka zhvilluar vizitën e parë zyrtare në Vatikan, ku është takuar me homologun e tij në Selinë e Shenjtë, zëvendës/Ministrin për Marrëdhëniet me Jashtë, Imzot Antoine Camilleri. Në fokus të këtij takimi ishte mundësia e njohjes sa më të shpejtë të shtetit të Kosovës nga Selia e Shenjtë. Në intervistën e dhënë për Ora News, Demaj përcolli pjesë të bisedës së tij me zotin Camilleri, i cili siguroi se Vatikani ndjek nga afër e vlerëson progresin e arritjet institucionale të shtetit të Kosovës. Por sa e rëndësishem është për vendin njohja e saj si shtet nga Selia e Shenjtë? Demaj: Është mjaft e rëndësishme duke pasur parasysh që njohja nga Vatikani nuk do të llogaritet vetëm si numër, një shtet plus që po njeh Kosovën, por është i një rëndësie mjaft të veçantë duke pas parasysh që ne si popull kemi shumë kohë në bashkëpunim të ngushtë para shumë shekujsh, bashkëpunojmë dhe kemi raporte të mira me Selinë e Shenjtë.Jemi një popull europian dhe rrugëtimi dhe orientimi ynë është drejt Europës. Përsa i përket një vizite të mundshme të Papa Françeskut në Kosovë, Demaj u shpreh se ky do të ishte një akt i ngjashëm me njohjen. Ai rikujtoi ftesën zyrtare që qeveria i ka bërë Selisë së Shenjtë, duke lënë të kuptohet se Papa mund të nderojë vendin në shtator të vitit të ardhshëm në përurimin e katedrales së Shën Terezës në Prishtinë.

Artikulli paraprakZBULOHET PLLAKA QE KA MBAJTUR TRUPIN E JEZU KRISHTIT
Artikulli tjetërKULT – 28.10.2016