Papa Françesku është në qendër të sulmeve terroriste. Alarmi është dhënë nga shefi i antimafias italiane, Franco Roberti.

Në një deklaratë të dhënë për televizionet italiane Roberti është shprehur se deri më tani e kemi evituar një sulm të tillë. “Me një punë konstante të inteligjencës dhe forcave të policisë, kemi arritur që të evitojmë deri më tani sulme të tilla në Itali. Një numër i madh prej tyre janë parandaluar”, ka thënë Roberti. “Kanë qenë disa persona nga Maroku që jetonin në Itali, të cilët kishin planifikuar sulme në Itali e në Selinë e Shenjtë në Vatikan”, ka shtuar kreu i antimafias italiane.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPROBLEMET KARDIAKE, SHTROHET NË SPITAL ISH-KRYEMINISTRI I ITALISË
Artikulli tjetërRAMA: SHKËPUTËM POLICINË NGA PREHRI I KRIMIT