Papa Françesku ka bërë apel për paqe dhe pajtim nga bazilika e Shën Pjetrit, në Romë, në mesazhin e tij të dytë të Krishtlindjeve, bekimin tradicional “urbi et orbi”, drejtuar botës.  Ati i Shenjtë shprehu mbështetjen për rezolutat e paqes së Kombeve të Bashkuara në Siri dhe Libi.

Papa dënoi gjithashtu “aktet brutale të terrorizmit” në Francë, Liban, Egjipt, Tunizi dhe Mali. Ndërkohë, predikimi i Papës Françesk në meshën e përvitshme të Krishtlindjeve kishte në krah të kremtimit, edhe një paralajmërim. Bota po helmohet nga materializmi, iu kujtoi Ati i Shenjtë 1,2 miliardë katolikëve të globit. “Jetojmë në një shoqëri të pushtuar nga konsumizmi e hedonizmi, nga pasuria dhe ekstravaganca. Çdo gjë duhet të ketë masë”, ishin fjalët e Shenjtërisë së Tij, që shton se në këtë situatë lipset më shumë kthjelltësi.  “Krishtlindjet janë koha për të zbuluar edhe një herë se cilët jemi”, tha Papa.

Artikulli paraprakBANORËT E FSHATIT BOKS, SHOQËROHEN NË POLICI
Artikulli tjetërGËZUAR FESTËN E KRISHTLINDJES