MESAZH URIMI PËR 70 VJETORIN E ÇLIRIMIT TË ATDHEUT. Papa Françesku ka uruar kreun e shtetit shqiptar për Festën Kombëtare. Presidenti Bujar Nishani ka marrë një mesazh urimi nga Ati i Shenjtë.
“Me kujtime ende të gjalla prej vizitës sime në Shqipëri, po u dërgoj Shkëlqesisë Suaj dhe bashkatdhetarëve tuaj përshëndetjet e përzemërta me rastin e Festës suaj Kombëtare. Duke u lutur që populli shqiptar të vazhdojë ta nxisë të mirën e përbashkët, në solidaritet dhe paqe, po ia besoj të gjitha provanisë së Zotit të Gjithëpushtetshëm” theksohet në mesazhin e Atit të Shenjtë.Në 28 nëntor shteti shqiptar feston 102 vjetorin e pavarësisë, ndërsa në 29 nëntor feston 70 vjetorin e çlirimit.
[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/tb455NA7Fw4?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]