‘Me vizitën time dua t’ju tregoj se nuk jeni vetëm’, kështu është shprehur Papa Francesku gjatë fjalimit të tij përpara emigrantëve të ishullit grek Lezbos.

I shoqeruar nga lideri shpirtëror të ortodoksëve, Bartholomeu si dhe nga kreu i kishës ortodokse greke, Jeronimos, Ati i Shentjë kërkoi nga liderët botërorë që të tregohen më solidarë me emigrantët, teksa shprehu edhe njëherë mbështetjen e tij për këta të fundit. ‘Te dashur vëllezër dhe motra, sot kam ardhur tek ju për t’iu treguar që nuk jeni vetëm. Përgjatë këtyre javeve dhe muajve keni patur jo pak vështirësi. Shumë prej jush gjetën forcën që të largohen nga lufta dhe persekutimi për një të ardhme më të mirë për fëmijet dhe të vegjëlit tuaj. Vetëm ju e dini dhimbjen e braktisjes së gjithckaje, për një të ardhme të paparashikuar.’ Nga ana tjetër, lideri i ortodoksëve, Bartholomeu, u shpreh se kriza e emigrantëve nuk është një çështje që ka të bëjë vetëm me disa shtete të caktuara, por theksoi se ky problem i përket të gjithë botës. Ai tha gjitahshtu se Deti Mesdhe nuk duhet kthyer në një varr për azil-kërkuesit, pasi ai është një vend jete. Në të njëjtën linjë qëndroi edhe kreu i kishës katolike greke, Jeronimos, i cili tha se shpresonte që kjo vizitë të ndryshonte kursin e qasjes së shteteve ndërkombëtare në lidhje me krizën. Ai bëri një apel për OKB-në dhe të gjitha vendet e botës, ku kërkoi më shumë mbështetje për refugjatët. Papa Françesku u prit fillimisht nga Kryeministri grek Aleksis Tsipras. Ata mbajtën edhe një takim, ku diskutuan pikërisht rreth emigrantëve. Më pas, Ati i Shenjtë së bashku me dy përfaqësuesit e lartë të kishës ortodokse takuan një për një të gjithë emigrantët që kishin dalë për t’i pritur. Gjatë kthimit të tij në Vatikan, Ati i Shenjtë ka marrë me vete edhe 10 refugjatë mes të cilëve 8 sirianë dhe dy afganë.Kjo është vizita e dytë e kësaj natyre e Papa Franceskut. Në vitin 2013 ai udhëtoi drejt ishullit siçilian të Lampedusës, i cili ka qënë pritësi i mijëra emigrantëve.

Artikulli paraprakMBROJTJA E MJEDISIT, MYFTINIA AKTIVITET SENSIBILIZUES
Artikulli tjetërDE BIAZI DREJT PANKINËS SË ITALISË PAS EUROPIANIT