PAS VIZITËS NË TURQI, ATI I SHENJTË FLET PËR IMPRESIONET NGA KY TUR. Gjatë udhëtimit për në Romë, pas vizitës në Turqi, Papa Françesku, tha se barazimi i islamit me dhunën është e gabuar.
Ai i bëri thirrje klerikëve myslimanë që ta dënojnë terrorizmin për të larguar steriotipin e lidhjes së fesë me dhunën.Papa u tha gazetarëve në avion se e kuptonte mjaft mirë arsyen pse myslimanët janë ndierë të ofenduar nga kritikët në Perëndim që barazojnë fenë e tyre me dhunën.“Për sa i përket islamofobisë, është e vërtetë që kur dikush sheh aktet terroriste, jo vetëm në këtë rajon, por edhe në Afrikë, reagimi është që inatosen nëse ky është islami. Dhe shumë njerëz të këtij besimi ofendohen. Shumë prej tyre thonë që nuk jemi të tillë, sepse Kurani është libër i paqes. Është një libër profetik i paqes. Dhe terrorizmi nuk është islam”.Pararendësi i Papa Françeskut, Benedikti XVI, shkaktoi një valë të madhe reagimesh në botën islame në vitin 2006 të cilët perceptuan në një fjalim të tijin se ai besonte që islami është fe e dhunës. Më pasi ai tha se ishte keqkuptuar dhe kërkoi falje.Një episod mjaft i rëndësishëm ishte edhe lutja e tij në Xhaminë Blu bashkë me Kryemyftiun e Stambollit, kur e vizitoi këtë të fundit të shtunën.“E ndjeva të nevojshme të lutesha. Kështu që i thashë Kryemyftiut nëse mund të luteshim për pak çaste. Kështu që u luta për Turqinë, për paqen, për Myftiun, për të gjithë, për veten, se kisha nevojë për këtë. Por më së shumti u luta për paqen. i kërkova Zotit t’i japë fund gjithë luftrave. Ishte një çast lutjesh të sinqerta”.Papa Françesku mbylli të dielën vizitën triditore në Turqi, ku përveç Kryemyftiut Rahmi Jaran, u takua edhe me Patriarkun Ortodoks, Bartolomeu I dhe Presidentin turk, Rexhep Erdogan.