BESIMTARËT SFIDOJNË RESHJET, PRESIN PAPËN SI HERO.Miliona persona morën pjesë në ceremoninë e meshës së Papa Françeskut në kryeqytetin Filipinas në Manila, ku përllogaritet se janë mbledhur mbi 3 milionë besimtarë në parkun Rizal duke sfiduar shiun e dendur.

Kjo është vizita e dytë e një Pape, pas 20 vitesh nga vizita e Papa Gjon Paulit të II-të ku u mblodhën rreth 5 milionë besimtarë.Papa përshëndeti, puthi fëmijë dhe preku duart e miliona besimtarëve të mbledhur për bekimin e tij. Papa Francesk zhvilloi meshën si një shërbim për viktimat e Tajfunit Jolanda, që shkatërroi vendin në vitin 2013, duke rikujtuar mesazhin e ndihmës ndaj njëri-tjetrit dhe promovimit të paqes e dashurisë.“Uroj që zoti t’i bashkojë të gjithë njerëzit e mirë të këtij vendi të punojnë sëbashku, të mbrojnë njëri-tjetrin, duke filluar me familjet dhe komunitetin. Kam dëgjuar të këndoni këto ditë “ne jemi të gjithë fëmijë të zotit”. Ne jemi të gjithë fëmijë të zotit, pjesëtarë të familjes së zotit”, tha Ati i Shenjtë.Mesha është aktiviteti i fundit i vizitës së Papës në Filipine, ku janë mbi 80 milion besimtarë të krishterë, në përmbyllje të turit 6 ditor në Azi.Pjesëmarrësit duartrokitën ardhjen e tij në shesh dhe sipas mediave lokale shumë prej tyre ishin vendosur që një natë më parë për të qenë të parët në pritjen e papës, teksa ai mbërriti në një makinë papale si model i mini-autobusëve të vendit. 

 

Artikulli paraprakNË MARS, TENDERI PËR TAMARË-VERMOSH
Artikulli tjetërAL HAJER, PREZNATOHET ZYRTARISHT ARSID KRUJA