Vizita e Papa Françeskut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka entuziasmuar së tepërmi, jo vetëm qytetarët amerikanë por edhe ata shqiptarë që jetojnë e punojnë në Amerikë.

Me rastin e vizitës së Atit të Shenjtë në Neë York, shqiptari Tony Salihaj i cili punon në picerinë  “ Bleeker Street Pizza” kishte vendosur të bënte një dhuratë të vecante. 

TONY SALIHAJ: KY ËSHTË NJË MOMENT I VEÇANTË PËR NE

Meqënëse Atit të Shenjtë i pëlqejnë shumë picat, Salihaj krijoi një picë me imazhin e Papës në të. “Meqë Papa do të vijë në qytet, ne vendosëm që të gjithë së bashku t’i vihemi punës për të krijuar diçka të veçantë”, shprehet shqiptari Salihaj.

Ai thotë se do të dëshironte t’ia dhuronte atë Papa Françeskut, i cili dihet se i pëlqen shumë picat. 

Artikulli paraprakPAPA FRANÇESKU MBAN NJË FJALIM HISTORIK NË KONGRES
Artikulli tjetërVLLAZNIA, NUK RESPEKTOHET STATUTI I SHOQËRISË AKSIONERE