Papa pranon se mund të sulmohet nga ISIS, por refuzon anti plumbin dhe makinën e blinduar

Papa Françesku nuk i trembet ndonjë atentati të mundshëm ndaj tij. Ati i Shenjtë ka deklaruar se do të vazhdojë të udhëtojë pa automjete të blinduara dhe masa të rrepta sigurie për shkak se dëshiron të jetë më afër njerëzve. Ndryshe nga paraardhësit e tij të cilët kanë përdorur anti plumb dhe limuzina të blinduara, Papa Françesku përdor makina të zakonshme në udhëtimet e tij ndërkombëtare, shpesh në kontrast me liderët që e përshëndesin atë. Në parathënien e librit të autorit italian Andrea Tornieli, Papa thotë: Unë jam i vetëdijshëm për rreziqet. Ndoshta nuk jam i pakujdesshëm, por dua të them se unë nuk kam ndonjë frikë për veten time, por jam i shqetësuar për sigurinë e atyre që udhëtojnë me mua dhe mbi të gjitha për njerëzit që takoj në vende të ndryshme. “Ekziston gjithmonë rreziku nga një gjest i nxituar i një njeriu të çmendur. Por zoti është gjithmonë atje,” është shprehur Ati i Shenjtë. Libri i quajtur, “Udhëtimi” flet për 17 udhëtimet në më shumë se 25 vende jashtë Italisë që Papa Françesku ka bërë që nga zgjedhja e tij në vitin 2013. Këtë vit, ai pritet të bëjë së paku 2 udhëtime ndërkombëtare në Portugali dhe një tjetër në Indi dhe Bangladesh. Pavarësisht se policia italiane ka rritur sigurinë në zonën rreth Vatikanit, pas sulmeve të ekstremistëve islamin në Evropë, Papa ende përdor një automjet tip Ford Focus ngjyrë blu, kur viziton famullitë në Romë.

Artikulli paraprakITALIANËT FILLOJNË GJOBAT PËR KOMPANITË CALL CENTER
Artikulli tjetërPËRLESHJE MES BANDAVE NË BURGJET AMERIKANE